img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 19 Dhjetor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 19.12.2018

Seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z.Admir Belishta, kryetar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Korçë u paraqit e rregullt, duke respektuar kriteret për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.
Pati kontestime, pyetje nga anëtarët e trupës gjykuese, kundërshtime nga subjekti i rivlerësimit.
Relatorja e çështjes dhe anëtari Z. Hamitaj i drejtuan pyetje subjektit lidhur me pasurinë dhe i cilësuan deklarimet e tij si të mjegullta.
Gjatë shqyrtimit të seancës dëgjimore u trajtuan tre kriteret e gjykimit të procesit të rivlerësimit. z. Belishta pohoi se ishte njohur dhe kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes.
Subjektit të rivlerësimit i është kaluar barra e provës dhe trupi gjykues pohoi që ishin marrë në shqyrtim provat e sjella. Ndaj tij ishin adresuar disa ankesa(4 pranë KLD-së dhe 4 pranë KPK-së), të cilat relatorja e çështjes i cilësoi si të pabazuar në prova dhe fakte.
Ankesat thjeshtë u përmendën duke mos u trajtuar në detaje dhe duke mos cituar as natyrën e tyre.
Trupi gjykues në asnjë moment nuk shkeli rregullat e etikës, profesionalizmit dhe nuk u vërejtën probleme të kësaj natyre.
Subjekti i rivlerësimit kishte zgjedhur të mos kishte mbrojtës por nuk u konstatua cënimi i së drejtës për mbrojtje efektive nga ana e trupit gjykues si dhe nuk pati pretendime nga ana e subjektit.
Nuk u konstatua asnjë shkelje, paragjykim apo presione të ndryshme gjatë seancës.
Përmasat e sallës në pallatin e Koncerteve (ish pallati i Kongreseve) garantonte respektimin e plotë të standardeve të një seance publike.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu