img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 07 Nentor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 07.11.2018

Aksesi I pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Megjithatë, është krijuar praktikë proceduriale urdhërimi i medias për të lënë sallën së bashku me pajisjet e regjistrimit, pas fazës përgatitore. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm.
Pas çeljes së seancës dëgjimore, referuar nenit 55 të ligjit "Për rivlerësimin kalimtar", përcaktohet trupa gjykuese dhe i jepet mundësia subjektit të rivlerësimit të referoj publikisht gjeneralitetet dhe funksionin përkatës për identifikim.
Kryetari i trupit gjykues parashtron procedurën e seancës dëgjimore. I jepet e drejta proceduriale subjektit të rivlerësimit për të kundërshtuar konstatimet e KPK.
I rezervohet e drejta e pyetjes vëzhguesit ndërkombëtar dhe trupës gjykuese nëse ka të tilla.
Subjekti i rivlerësimit mundi të shpreh qëndrimin e tij përfundimtar për procesin e rivlerësimit. Referuar pikës 3 të nenit 55 të ligjit, subjektit të rivlerësimit i njihet e drejta e të refuzoj dhënien e përgjigjes, si dhe në përputhje me nenet 45-47 të Kodit të Procedurës Administrative, i rezervohet e drejta e njohjes me materialet e dosjes.
U prezantuan materialet e dosjes nga relatorja e çështjes. Subjekti është njohur me rezultatet përfundimtare të hetimit dhe dokumentacionin e administruar në dosje. I janë njohur të drejtat procedurial, që i njeh K.Pr.A., gjithashtu është njoftuar për procedurën e rivlerësimit dhe përbërjen e trupit gjykues, për të cilin ka deklaruar se nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.
Iu dhanë 5 ditë kohë për tu njohur me dosjen, duke i shoqëruar me të drejtën për të disponuar kopje të saj.
Iu bën të ditura rezultatet e hetimit administrativ. I rezervohet e drejta për të paraqitur shpjegime në formë zyrtare si dhe I jepet fjala për të paraqitur qëndrimet përfundimtare. I rezervohet e drejta përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje. etj.
Kohëzgjatja e seancës dëgjimore është e arsyeshme ( 25 minuta).
Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit, të nesërmen në dt. 08 nëntor, ora 10:00.
Sa më sipër, seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit Znj. Miranda Nakaj, plotëson kriteret që referon ligji nr. 84/2016, Kodi i Procedurës Administrative dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës, referuar te drejtave proceduriale dhe respektimit të elementeve përbërës të procesit të rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së arsyeshme të seancës.
Sa i takon administrimit të provave, referuar nenit 7 te ligjit (Të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve), pavarësisht legjitimit të KPK për të zhvilluar një proces të pavarur hetimor, enkas rezultateve të paraqitura nga institucionet kompetente (ILDKPI,DSIK,Inspektoriati KLD), u konstatua një tendencë për të zbutur vendimet negative të institucione raportuese. Konkretisht, nuk u parashtrua asnjë dokument provues, apo fakt në cilësinë e provës për të argumentuar kundërshtimin e vendimit të ILDKPI që vendos "Deklarim jo të saktë dhe jo në përputhje me ligjin".
Arsyetimi se "në kuadër të hetimit administrativ, të pavarur e të gjithanshëm, konstatohet përputhje me deklaratat e subjektit të rivlerësimit" nuk gjykohet të jetë arsyetim i mjaftueshëm.
Tendenca për të detyruar Inspektoratin e KLD për të zhvilluar një vlerësim të dyte, në kundërshtim me vlerësimin e parë të dhënë (nga ku vlerësohet përshtatshmëria për të vazhduar detyrën, bazuar në mendimet e gjyqtarëve relator të së njëjtës gjykatë, nga ku evidentohen 2 të tilla, një pozitiv dhe tjetri negativ), nuk paraqesin shkak të bindshëm lidhur me vendimmarrjen e KPK tërësisht në kundërshtim me vendimet e institucioneve raportuese.
Pavarësisht këtij gjykimi, do të pritet zbardhja e arsyetimit të vendimit për të evidentuar raste konkrete mospërputhje.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu