img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/12/24

Prokurori Pelivan Malaj akuzon KPK se fshehu një provë të tij

Konstatimi i prokurorit të Apelit Vlorë Pelivan Malaj për mosadministrimin e një prove të dorëzuar prej tij nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit, si dhe kërkesa verbale për përjashtim te trupit gjykues sollën shtyrjen e seancës dëgjimore të parashikuar për t’u zhvilluar paraditen e 24 dhjetorit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për prokurorin Malaj kryesohet nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu