Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 22.10.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Raportit “Për vlerësimin e statusit individual dhe karrierën e inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm i Vlerësimin të Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë (vijim nga mbledhja e datës 26.09.2019).
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin e znj. {...} si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për konfirmimin si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtarit {...} dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.34 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 22.10.2019, Ora 17:30

Rendi i ditës:
Shpallja e fillimit të procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.11291 datë 27.09.2019, si edhe zhvillimi i procedurës së shortit për përcaktimin e anëtarit relator të KED për ndjekjen e procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të këtij vendi vakant.

Mbledhja Plenare NR.33 e KLP-së datë 21 Tetor 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Znj.Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
2. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Albert Murçaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
3. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Lorenc Mërkuri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
4. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
5. Miratimin i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të Z.Ylli Pjetërnika, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
6. Miratimi i projekt-vendimeve pёr ndёrprerjet e caktimit tё përkohshme tё z. Urim Buci ne detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe rikthimin e tij në detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime) Në këtë pike do të diskutohet lidhur me hapat e mëtejshme për kostituimin e Prokurorisë së Posaçme.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 17.10.2019 (1)

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 17.10.2019

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Miratimi i projektvendimit “Për ndryshimin e vendimit nr. 211, datë 11.10.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktim gjyqtari, në një çështje gjyqësore të veçantë, në Gjykatën e Apelit Durrës””.

Mbledhja Plenare NR.32 e KLP-së datë 11 Tetor 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Metodologjisë për Vlerësimin dhe Caktimin e Pikëve për Renditjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
2. Miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokuror Kujtim Luli.
3. Miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokuror Gent Xholi.
4. Miratimi i raporteve të verifikimit tё pasurisё dhe figurёs, pёr disa kandidatë të pranuar nё formimin fillestar në Shkollёn e Magjistraturёs.
5. Miratimi i listës pjesore të kandidatëve të pranuar nё formimin fillestar në Shkollёn e Magjistraturёs
6. Miratimi i projekt aktit për caktimin në detyrë të prokurores Edlira Bako
7. Miratimi i projekt aktit për caktimin në detyrë të prokurores Pranvera Gruda
8. Miratimi i projekt aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha
9. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)