Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.10.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 26.09.2019, 01.10.2019, 02.10.2019 dhe 08.10.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e një gjyqtari në pozicionin e Këshilltarit të Etikës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Metodologjia për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve jogjyqtarë për në Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i kërkesës së gjyqtares {...}, për përjashtim nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 08.10.2019

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.31 e KLP-së datë 03 Tetor 2019, Ora 13:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i raporteve të verifikimit tё pasurisё dhe figurёs, pёr disa kandidatë të pranuar nё formimin fillestar në Shkollёn e Magjistraturёs.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.10.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Mbledhja Plenare NR.30 e KLP-së datë 01 Tetor 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Metodologjisë për Vlerësimin dhe Caktimin e Pikëve për Renditjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
2. Miratimi i projektaktit për mbarimin e statusit të një magjistrati për shkak të dorëheqjes.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 01.10.2019

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.