Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.18 e KLP-së datë 27 Qershor 2019, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin e projekt–aktit për caktimin e përkohshёm tё njё prokurori në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukё.
2. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Violeta Shkurta, nё funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
3. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurorit Z. Arben Dyla nё funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
4. Miratimi i projekt–aktit për shpalljen e vendeve te lira nё prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm tё shkallёs sё parё pёr tё emёruarit si prokurorё.
5. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.06.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 30.05.2019, 05.06.2019 dhe 11.06.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares {...} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.22 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 21.06.2019, Ora 12.00

Rendi i ditës:
1. Diskutimi i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
2. Diskutimi dhe miratimi i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Mbledhja Plenare NR.17 e KLP-së datë 17 Qershor 2019, Ora: 13:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dokumentave të dorëzuara nga kandidatët dhe nga institucionet përkatëse për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 17.06.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e dy pozicioneve të lira për transferim të përkohshëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi shfuqizimin e vendimit nr. 60, datë 24.04.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë të përkohshëm për transferim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi shfuqizimin e vendimit nr. 61, datë 24.04.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë të përkohshëm për transferim në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Kurbin”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.16 e KLP-së datë 12 Qershor 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivleresimi.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)