Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 499, datë 21.10.2020

Për kualifikimin e kandidates znj. {...} dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 179, datë 28.05.2020.

Vendim i KLGJ-së Nr. 493, datë 21.10.2020

Për caktimin e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, si strukturë e posaçme, për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, në zbatim të nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit te personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, dhe vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave te detajuara mbi zbatimin e ndalimeve te parashikuara ne ligjin nr.138/2015.

Vendim i KLGJ-së Nr. 492, datë 21.10.2020

Për ndërprerjen e marrëdhënieve në shërbimin civil gjyqësor, të ndihmësit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, z. {...}, për shkak të dorëheqjes.

Vendim i KLGJ-s Nr.495, datë 21.10.2020

Për krijimin e njësive të shërbimit ligjor pranë Gjykatave Të Apelit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 485, datë 20.10.2020

Për shpalljen e pozicioneve të lira për të diplomuarit në përfundim të programit dyvjeçar të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, në vitin akademik 2019-2020 dhe të emëruar gjyqtarë më datë 20.10.2020.

Vendim i KLGJ-së Nr. 484, datë 20.10.2020

Për shpalljen e pozicioneve të lira për të diplomuarit në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në vitin akademik 2019-2020 dhe të emëruar gjyqtarë më datë 20.10.2020.