Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

VKM Nr. 512, datë 27.7.2022

Për një shtesë në vendimin nr. 514, datë 18.9.2021, të Këshillit të Ministrave, “për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto-Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e Bashkisë Durrës si njësi zbatuese”

VKM Nr. 494, datë 21.7.2022

Për disa ndryshime në vendimin nr. 861, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “për transferimin, në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)”, dhe për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga autoriteti portual durrës tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë”

VKM Nr. 493, datë 21.7.2022

Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit të objekteve arsimore në Bashkinë Kavajë dhe caktimin e Bashkisë Kavajë si njësi zbatuese

VKM Nr. 492, datë 21.7.2022

Për një shtesë në vendimin nr. 48, datë 27.1.2021, të Këshillit të Ministrave, "Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit dhe rikonstruksionit/riforcimit të objekteve në administrim të Shërbimit Informativ të Shtetit, në Bashkitë Durrës dhe Lezhë, dhe caktimin e Shërbimit Informativ të Shtetit si njësi zbatuese"

VKM Nr. 491, datë 21.7.2022

Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit dhe rikonstruksionit, të qendrave shëndetësore në Bashkinë Kurbin dhe caktimin e Bashkisë Kurbin si njësi zbatues

VKM Nr. 490, datë 21.7.2022

Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rikonstruksionit dhe riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në Bashkinë Mirditë