Petraq Dhimitri

Emër Mbiemër
Petraq Dhimitri
Data e emërimit fillestar
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• Z. Petraq Dhimitri aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi ka dhënë dorëheqjen.
• KLGJ-ja, bazuar në kërkesën për dorëheqje të bërë nga subjekti i rivlerësimit, me vendimin nr. 36, datë 23.01.2020, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Petraq Dhimitri, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës. Për këtë vendim, krahas Komisionit, është njoftuar edhe subjekti i rivlerësimit, z. Petraq Dhimitri.
•Komisioni ka vërejtur se konfirmohet vullneti i pavesuar i subjektit për dorëheqje, pasi z. Petraq Dhimitri ka paraqitur dorëheqjen para Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe mbasi ky këshill ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit, subjekti nuk ka paraqitur ankim ndaj këtij vendimi, i cili ka marrë formë të prerë.
• Kështu që me anë të vendimit të KPK-së nr.271 datë 06.07.2020 procesi i rivlerësimit për Z. Petraq Dhimitri është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Petraq Dhimitri i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr.271 datë 06.07.2020 .
Subjekti i rivlerësimit: Z. Petraq Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2005 - 2006- Vlerësuar Shumë mirë
2007 - 2009- Vlerësuar Shumë mirë
2010 - 2012- Vlerësuar Shumë mirë
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Nuk ka masë disiplinore në fuqi
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,