img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 11 Dhjetor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 11.12.2018

Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm. Kohëzgjatja e seancës publike prej 1 orë e 10 min, justifikoj ndërprerjen e seancës për një pushim prej 40 minutash, kohë në të cilën trupi gjykues u tërhoq për mbajtjen e një qëndrimi lidhur me pretendimet e Komisionerit.
Elementet procedurial të procesit gjyqësor, referuar nenit 65 të ligjit nr. 84/2016, janë respektuar.
Seanca gjyqësore u shty me argumentimin e kohës që i duhet palëve në proces për të mbajtur një qëndrim mbi vlerën e provave të paraqitura në seancë nga trupi gjykues (marrë nga institucionet publike të pyetura).
Lidhur me sa më sipër, Komisioneri replikon duke pretenduar se provat e paraqitura në këtë seancë gjyqësore nga ana e trupës gjykuese nuk i përgjigjen listës së plotë të akteve të kërkuara nga kjo palë, për këtë kërkoj sqarim nësë këto akte janë përkthim i ankimit të paraqitur apo hetim kryesisht, ex officio, i Kolegjit.
Kundershtimi i komisionerit konsistonte ne aktet e paplota te siguruara nga kolegji, pasi, komisoneri, referuar rregullimit ligjor, nuk ka detyrim te provoj pretendimet e tij, por i kerkon kolegjit, te marre nje nr te caktuar aktwsh, qe ai i koncepton me vlere per provimin e pretendimeve te tij.
Ne kete katwgori aktesh te kerkuara, dhe te parashtruara ne seance nga kolegji, nuk ishin marre disa nga aktet qe komisioneri kishte kerkuar, dhe qe per kete pretendon qe jane te paplota. Kolegji, do te merret me aktet e mbetura ne seancat ne vijim.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu