img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 14 Dhjetor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 14.12.2018

Parimi i publicitetit të gjykimit
Data, vendi, dhe ora i zhvillimit të seancës dëgjimore u njoftua publikisht në faqen zyrtare të internetit të KPK. Në drejtim të respektimit të parimit të publicitetit të seancës vërehet një zhvillim pozitiv pasi seanca u zhvillua në sallën e Pallatit të Koncerteve, e cila ofron një kubaturë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për pjesëmarrjen e publikut që dëshiron të ndjekë seancat.
Gjatë seancës dëgjimore relatorja e cështjes përmendi se para Komisionit ishin paraqitur 5 denoncime nga publiku, por nga relatimi i saj mbeti në mjegull se çfarë përmbanin këto denoncime, dhe arsyet e mos marrjes parasysh nga ky Komision.
Kjo cënon parimin publicitetit të seancës, ku duhet të diskutohet në mënyrë të plotë të gjitha rrethanat dhe argumentet lidhur me çështjen, për t'i dhënë mundësi publikut të vlerësojë mënyrën se si KPK e administron procesin në fjalë. Aksesi në mjediset e zhvillimit të seancës dëgjimore
Lidhur me aksesin fizik në sallën ku zhvillohej seanca dëgjimore, vërehet mungesë e shenjëzimit të dukshëm dhe të përshtatshëm për orientimin e publikut dhe medias.
Pas disa vështirësive për të aksesuar sallën, vëzhguesi u pyet se kë përfaqësonte dhe të nënshkruante një listë-prezencë në hyrjen e saj.
Lidhur me kompetencat e vëzhguesit të ONM Gjatë seancës dëgjimore, vëzhguesi i ONM, i dha subjektit të rivlerësimit disa këshilla në lidhje me menaxhimin efikas të burimeve në gjykata, në të ardhmen, për të shmangur vonesat në gjykim.
Në bazë të nenit B, pika 3, shkronja "b" të Aneksit të Kushtetutës "...vëzhguesi ndërkombëtar paraqet gjetje dhe mendime, mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH." Gjithashtu, neni 55 pika 3 e Ligjor 84/2016, parashikon të drejtën e vëzhguesit ndërkombëtar për t'i drejtuar pyetje subjektit gjatë seancës dëgjimore.
Nënvizojmë se roli dhe detyrat që Kushtetuta dhe ligji u kanë dhënë vëzhguesve ndërkombëtarë janë të kufizuara vetëm në lidhje me procesin e rivlerësimit dhe mbarëvajtjen e tij, dhe jo me aspekte të tjera të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, siç është menaxhimi i burimeve njerëzore në të ardhmen, që janë kompetencë e organeve të reja qeverisëse të gjyqësorit, në rastin konkret KLGJ.
Konkludojmë se vëzhguesi ndërkombëtar ka tejkaluar fushën e kompetencave të tij në këtë rast.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu