Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 30.10.2018
Seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit z. Sokol Stojani, plotëson kriteret që referon ligji nr. 84/2016, Kodi Procedurës Administrative dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës.
Aksesi I pjesëmarrjes, nga publiku është respektuar.
Pjesëmarrja e medias lokale është kufizuar në pjesën hyrëse te seancës dëgjimore.
Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt.
Referohet informacion i plotë mbi procedurën e hetimit administrativ të KPK, dhe mbi provat e
administruara. Konfirmohet njoftimi (6 ditë para zhvillimit të seancës) e dosjes dhe provave të administruara subjektit të rivlerësimit, i materialeve provuese dhe datës së seancës dëgjimore në kohë për të mundësuar të drejtën e
mbrojtjes efektive.
I parashtrohen në formë shteruese të drejtat proceduriale, duke përfshirë edhe të drejtën e mbrojtjes, të cilën subjekti ka gjykuar ta ushtrojë personalisht.
Deklarohet se subjekti i rivlerësimit nuk ka konflikte
interesi me anëtarët e trupës gjykuese të KPK, dhe se i është njohur e drejta e paraqitjes së provave. I mundësohet e drejta e fjalës dhe parashtrimit të shpjegimeve, në respektim të parimit të kontradiktoritetit. I mundësohet e
drejta e pyetjes subjektit të rivlerësimit dhe përfaqësuesit ndërkombëtar të pranishëm.
Kohëzgjatja e seancës dëgjimore është e arsyeshme (33 minuta).
Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit në dt. 31
tetor, ora 13:00.