Analiza e sistemit të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë së gjyqtarëve të Gjykatë së Lartë në Republikën e Shqipërisë
Gjykata e Lartë është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Ajo ka si
mision rishikimin e vendimeve të gjykatave më të ulta duke mundësuar nëpërmjet jurisprudencës së
saj zbatimin uniform të ligjeve.
Të dhënat e dala nga ky studim kanë si qëllim rritjen e transparencës lidhur me pasurinë e gjyqtarëve
të Gjykatës së Lartë, për t’i mundësuar gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile që të hulumtojnë më shumë në këtë fushë.
Objekt i këtij studimi janë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që kanë qenë në funksion deri në dorëzimin e
deklarimit periodik vjetor 2015 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Pra,
pasuria e tyre dhe burimi financiar i deklaruar, për shkak të kohëzgjatjes së detyrimit ligjor për deklarim
pasurie, mund të jetë objekt studimi dhe të sjellë rezultate krahasuese.