img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/09

KLGJ zgjedh 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) hodhi të martën, më 8 shtator shortin për 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.
Shorti u organizohet në orën 17:00, në godinën e KLGJ-së, “Poli i Drejtësisë”, dhe gjyqtarët e përzgjedhur janë:
Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Tiranë
Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Lushnjes
Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Krujës
Manjola Xhaxho, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës
Edlira Petri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Sokol Ibi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Korçë
Emona Muci, gjyqtare pranë Gjykatës së Pogradecit
Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Të gjithë gjyqtarët e përzgjedhur e kanë kaluar vetingun me formë të prerë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu