img
    Nga: exit.al datë: 2020/09/09

Caktohet gjyqtarja e çështjes së Luan Dacit

Çështja Luan Dacit, gjyqtarit të Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), do të gjykohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Më 27 korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) e akuzoi Dacin zyrtarisht për fallsifikim dokumentash.
Daci u kallëzua në SPAK nga ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin se ka fshehur vendimin e KLD-së për largimin nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.
Gjatë intervistës në Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.
Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu