img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/09/17

KPA largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Fehmi Petku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën të rrëzojë ankimin e ish-Kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi për shkelje të shumta në të tri kriteret e rivlerësimit.
Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Sokol Çomo anëtarë, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 136 të 9 prillit 2019 të KPK për shkarkimin e ish-gjyqtarit Fehmi Petku nga detyra.
Petku u shkarkua me vendim të shumicës së anëtarëve të Komisionit e përfaqësuar nga Pamela Qirko dhe Genta Tafa Bungo, me arsyetimin se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë, ka ndërmarrë hapa për të evidentuar në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi të tij, është në kushtet e papërshtatshmërisë për vazhdimin e detyrës si gjyqtar për shkak të mundësisë për vënien e tij nën presion nga strukturat kriminale, si dhe ka cënuar rëndë besimin e publikut të drejtësia.
Anëtarja e trupit gjykues, Xhensila Pine paraqiti mendim paralel, edhe pse votoi në favor të shkarkimit të gjyqtarit Fehmi Petku. Ajo e kundërshtoi shumicën për sa i përket papërshtatshmërisë së gjyqtarit për të vazhduar detyrën. Sipas Pines, gjetjet e Komisionit për sa i përket pastërtisë së figurës së subjektit “nuk janë shkaqe që përligjin masën disiplinore të shkarkimit nga detyra.”

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu