Ibrahimi, vetingu shkaktoi në sistemin e drejtësisë ‘bilancin e një lufte’
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi theksoi, të premten, se procesi i vetingut ka shkaktuar në sistemin e drejtësisë ‘bilancin e një lufte’.
Duke folur në cermoninë e betimit të magjistratëve të rinj, Ibrahimi u shpreh:
‘Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve.’
Duke i uruar suksese magjistratëve të rinj, Ibrahimi përmendi një fakt domethënës:
‘Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës.’
Në ceremoninë e betimit morën pjesë dhe kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela, si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.