img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/21

KLGJ shtyn vendimin për shkarkimin ose jo të gjyqtarit Markelian Kuqi

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë marrjen e vendimit për shkarkimin ose jo të gjyqtarit Markelian Kuqi në 5 nëntor. Kjo është hera e dytë që KLGJ shtyn vendimin për gjyqtarin. Në seancën e kaluar të KLGJ-së pati debate mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtarit Kuqi, për vendimin e këtij të fundit për të liruar kriminelin, Gerd Gjenerali. Sipas drejtuesit të ILD-së Artur Metanit, vendimi i Kuqos është i padrejtë dhe ‘cenon imazhin e sistemit gjyqësor’. Metani theksoi se lirimi me kusht i një të dënuar përsëritës për vepra të rënda penale, përbën rrezik për komunitetin. Ai e quajti gjyqtarin Kuqo ‘të padenjë për të vijuar detyrën’ dhe i kërkoi KLGJ-së shkarkimin e tij. Ndërsa gjyqtari Kuqo e quajti procesin ndaj tij ‘të nxituar’ dhe me ‘qëllime të paracaktuara’. Ai e justifikoi vendimin për lirimin e Gjeneralit me dokumentet nga burgu i Drenovës ku thuhej se i burgosuri mund të integrohej në shoqëri: “Administrova raportin e IEVP Drenovë. Në raport thuhej se rehabilitimi i tij ishte i mundshëm. Administrova edhe raportin e zyrës së provës dhe sipas këtij raporti, ishte i mundshëm integrimi i tij në shoqëri. Shkeljet që më drejtohen nuk janë të vërtetuara.”

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu