img
    Nga: exit.al datë: 2020/10/19

Kim përshëndet punën për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka përshëndetur punën e presidencës dhe kuvendit për rihapjen e aplikimeve për vendet e mbetura ende bosh në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një postimi në Twitter, Kim përshëndet kandidatët që iu përgjigjën thirrjes për aplikim dhe i bën apel KED-it që të të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Kim theksoi se vendi duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese brenda vitit. Në 16 tetor, presidenti Meta publikoi listën e kandidatëve për vendin e lënë bosh nga Besnik Imeraj. Kandidaturat janë: Aleksadër Toma Altin Binaj Aldona Sylaj Ardita Buna (Alsula) Eugen Papandile Ilir Haznedari Klajdi Mone Orkida Totojani Përparim Kalo Shaqir Hasanaj Ndërsa kuvendi publikoi në 19 tetor, listën me tre kandidatë për vendin lënë bosh nga Fatos Lulo. Ata janë: Altin Binaj Ardita Buna Alsula Ilir Haznedari

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu