img
    Nga: exit.al datë: 2020/12/17

KLP kualifikon 26 kandidatura për drejtimin e prokurorive të rretheve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kualifikuar 26 nga 30 kandidaturat e prokurorëve për drejtues të prokurorive të Apelit dhe Shkallës së Parë. KLP njofton se thirrjes për vendet drejtuese të prokurorive iu përgjigjën 30 prokurorë. Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka skualifikuar nga kandidimi 3 prokurorë se nuk plotësonin kushtin ligjor, 4 vjet eksperiencë në nivelin për të cilin kandidojnë. Gjithashtu, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës vendosi skualifikimin e katër kandidatëve pasi vlerësoi se aplikimi i tyre (në rrugë elektronike dhe postare) ka ardhur jashtë afateve të përcaktuara në shpalljen e interesit. Në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnjë, Lezhë, Mat, Pogradec dhe Kurbin ka vetëm një kandidat të kualifikuar për drejtimin e prokurorisë së Shkallës së Parë të rrethit. Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vendosi kualifikimin e kandidatëve sipas listës më poshtë: Elizabeta Imeraj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë • Anita Jella për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë Durrës • Kreshnik Ajazi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Elbasan • Violeta Shkurta për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Fier • Dhorina Theodhori për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë • Gentian Stoja për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë • Petrit Çano për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë • Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë • Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës • Farie Vata për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës • Arben Dyla për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lushnje • Erion Shehaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lezhë • Abaz Muça për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Mat • Dorina Bejko për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Pogradec • Lorenc Mërkuri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë • Sali Hasa për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë • Albert Murcaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër • Arben Smaçi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër • Marsida Frashëri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër • Erion Çela për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë • Aurel Zarka për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë • Albert Kuliqi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë • Arben Nika për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kurbin • Genti Xholi për Drejtues Prokuroria e Apelit Tiranë • Ludovik Doda për Drejtues Prokuroria e Apelit Durrës • Gjon Fusha për Drejtues Prokuroria e Apelit Gjirokastër

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu