img
    Nga: exit.al datë: 2020/12/17

Parlamenti zgjedh Altin Binajn anëtar të pestë të Gjykatës Kushtetuese

Altin Binaj do të jetë anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi miratoi kandidaturën e tij me 96 vota pro. Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla përmes një postimi në Twitter ku shkruan: “Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë” Kushtetuta parashikon se Kuvendi përzgjedh kandidatin për GJK me minimalisht 84 vota. Ditën e martë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi në Kuvend vetëm kandidaturën e Binajt. Exit argumentoi në një shkrim se ky veprim i KED është në shkelje të ligjit.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu