img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/12/23

Përparim Kalo emërohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Kalo, një avokat biznesi në Tiranë, u emërua nga Presidenti Ilir Meta gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pasi u rendit i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese u bë në këtë mënyrë me gjashtë anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë. Presidenti Ilir Meta njoftoi të mërkurën se ka dekretuar emërimin e Përparim Kalos si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pak orë pasi mori listën e renditjes nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Sipas përshkrimit të tij në faqen e biznesit, ai ka eksperiencë në “hartimin e legjislacionit tregtar si legjislacioni për koncesionet, energjinë e rinovueshme, lizingu financiar, etj” si dhe punon si përfaqësues i disa prej korporatave të mëdha ndërkombëtare.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu