Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Meta: Funksionale, por ka ende punë
“Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend, siç është në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës, pra në çdo vend demokratik. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mbetet asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, por ka ende punë për të pasur një Gjykatë plotësisht funksionale dhe për Presidentin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një çështje thelbësore”, tha Meta. “Uroj dhe shpresoj që të gjithë pavarësisht anëtarët e kësaj gjykate, anëtarët të cilët deri tani që janë bërë pjesë e saj, por edhe anëtarët që do bëhen pjesë në të ardhmen, të kenë përgjegjshmëri maksimale, për të kuptuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij institucioni, për shtetin e së drejtës, për të drejtat e qytetarëve tanë, për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur interesin kombëtar, për të mbrojtur interesin publik”, u shpreh Meta.