img
    Nga: RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR datë: 2020/12/23

Ndryshimet në Kodin Penal, ambasadorja Kim: U kodifikua "5 qershori", mbështesim një proces transparent më 25 prill

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal. Ambasadorja amarikane thotë se "kështu ka përfunduar kodifikimi i marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore". "Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill", shkruan ambasadorja e SHBA në Twitter.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu