Kim me KPK-në: Amerika mbështet fuqishëm reformën në drejtësi
Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehu mbështetjen e Amerikës për reformën në drejtësi, e veçanërisht për procesin e vetingut.
Në një postim në Twitter të hënën, Kim tha se ka biseduar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për sfidat dhe presionet me të cilat hasen gjatë punës:
“Pata një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat hasen. I falenderova për punën e tyre gjatë këtij viti, e cila vazhdoi pavarësisht Covid-19.
Amerika i mbështet fuqimisht – në fakt ne këmbëngulim – në pavarësinë dhe integritetin e KPK-së për hir të drejtësisë në Shqipëri.”