Lista emërore - Gjyqtarë dhe Prokurorë të dorëhequr para ose gjatë procesit të Vettingut 08.02.2023 - 01.11.2023.
Dorëheqjet. Ndërkohë 109 subjekte ose 15.5% e subjekteve thirrur në Vetting janë dorëhequr nga detyra para ose gjatë zhvillimit të procesit. Komisionet e Vettingut kanë ndërprerë shqyrtimin e çështjes, duke iu ndaluar edhe emërimin për 15 vite në institucionet e sistemit të drejtësisë.
Në subjektet e dorëhequr nga detyra sipas profilit janë: 63 gjyqtarë, 28 prokurorë, 12 ndihmës ligjorë, 4 këshilltarë ligjorë dhe 2 inspektorë ose e shprehur në përqindje 57.8% e subjekteve të dorëhequr janë gjyqtarë, 25.7% prokurorë, 11% ndihmës ligjorë, 3.7% janë këshilltarë ligjorë dhe 1.8% janë inspektorë në institucionet e drejtësisë.
Sipas gjinisë janë dorëhequr 72 meshkuj dhe 37 femra ose 66% e subjekteve të dorëhequr janë meshkuj dhe 34% e tyre janë femra.