img
    Nga: Reporter.al datë: 2020/07/08

KPK shkarkon prokuroren e Apelit të Korçës Rozeta Qirjaqi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit të Korçës Rozeta Qirjaqi.
Trupi i kryesuar nga Etleda Çiftja, Roland Ilia relator dhe Firdes Shuli anëtare vendosi shkarkimin e prokurores, pasi gjatë hetimit u konstatua deklarim i pamjaftueshëm i pasurisë. Në seancën dëgjimore të 30 qershorit Qirjaqit, e cila u hetua në të tre kriteret, iu vunë në dukje disa probleme të pasurisë.
Kryesisht ajo u ndëshkua nga mungesa e dokumentacionit të të ardhurave të fituara nga i shoqi në emigracion në Greqi në vitet 1991-1999, rreth 7.7 milion lekë.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu