img
    Nga: exit.al datë: 2020/08/06

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren që votoi kundër heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra gjyqtaren e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha.
Vendimi u dha nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.
ILDKPI-ja hartoi një raport negative për gjyqtaren për deklarim të pasaktë, mungesë të dokumentacionit ligjor për të ardhurat e bashkëshortit.
Komisioni gjeti se në lidhje me një apartament të blerë në 2002 me çmimin 2 milionë lekë, gjyqtarja Hoxha nuk ka deklaruar një hua në vlerën 1 milion lekë si dhe Komisioni ngriti dyshime se Hoxha mund ta ketë blerë me një vlerë tregu më të ulët.
Gjithashtu u evidnetua mosdeklarimi i pakësimit të gjendjes cash në vitin 2006, kur është kryer blerja e apartamentit.
Sipas KPK-së Hoxha ka rezultuar me pamundësi financiare në shumën 313 mijë lekë për pagesën e këstit të dytë për një apartament me sipërfaqe 56.5 m2 të blerë në vitin 2016 në Shëngjin të Lezhës në vlerën 35 mijë e 400 euro.
Për një apartament tjetër që bashkëshorti e ka blerë para martese, në vitin 2001, në shumën 500 mijë lekë, KPK konstaton pamundësi për të provuar të ardhurat e përfituara prej tij.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu