img
    Nga: exit.al datë: 2020/08/06

KPK konfirmon në detyrë zëvendës kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë zëvendës kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.
KPK konstatoi probleme me saktësinë e deklarimit të pasurisë së gjyqtarit Çomo si dhe ngriti dyshime për fiktivitet në një kontratë sipërmarrje për një apartament banimi.
Sipas Komisionit, Çomo kishte deklaruar në vitin 2017 se kishte përfituar me kontratë dhurimi të vitit 2012 një apartament me sipërfaqe 122.5 m2 në Tiranë, ndërsa në vitin 2003 kishte përfituar nga trashëgimia.Apartamentit ishte deklaruar me shumën 7 milionë lekë. Komisioni deklaroi se gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e krijimit të kësaj pasurie dhe as një kontratë porosie të vitit 1999.
KPK ka gjetur probleme edhe në deklarimet për blerjen e një automjeti, pasi e ka blerë tjetër në vitin 2005 me çmimin 9025 euro ndërsa ka deklaruar shumën 7800 euro, si çmim.

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu