
KPK pranon dorëheqjen e Alaudin Malajt dhe i ndërpret vetingun
Pas dorëheqjes nga statusi i magjistratit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.
Pasqyrimi i Reformës në Drejtësi përmes programeve mediatike është një moment i rëndësishëm për Integritetin e procesit të Vettingut dhe në tërësi Sistemit të drejtësisë. Kjo rubrikë është lidhur dhe bën tërheqje automatike të artikujve të publikuar online nga disa prej mediave në gjuhën shqipe të listuar si media që kanë ruajtur etikën në raportimin e informacionit. Përzgjedhja e medias është bërë nga zbatuesi i Projektit.
Pas dorëheqjes nga statusi i magjistratit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.
Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurive.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) refuzoi të shqyrtojë kërkesën e Ardian Dvoranit për të vazhduar detyrën si anëtar i saj. KED argumentoi se shqyrtimi i kërkesës nuk është kompetencë e saj të vendosë mbi këtë kërkesë.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka lejuar kandidimin e gjyqatrit Altin Binaj për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për vendimin e shpallur vakant nga Presidenti Meta. Vendimi u morr pas mbledhjes së 16 shtatorit.
Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Durrësit Tritan Hamitaj u përball në KPK me dyshimet për pasuri të fshehur, kontrata fiktive huaje, mungesë burimesh dhe deklarime të pasakta. Hamitaj replikoi duke vënë në dyshim metodologjinë e KPK për llogaritjen e shpenzimeve, ndërsa pretendoi se procesi ishte i parregullt dhe se nuk i ishte dhënë mundësia e mbrojtjes efektive.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për tre ngastra toke që zotëron gjyqtari Bib Ndreca, për blerjen e të drejtave reale të një apartamenti dhe një Benzi të dhuruar nga vëllezërit. Për krijimin e këtyre pasurive, Ndreca kishte deklaruar si burime krijimi të ardhura nga vëllezërit nga emigracioni dhe aktiviteti privat dhe një hua 5.5 milionë lekë të marrë po prej tyre. Ndreca i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi rishikimin e analizës financiare.