Përkufizime
Në këtë hapësirë janë Përkufizime Ligjore për institucione, funksione, procedura apo kategori dokumenti që përkojnë me Sistemin e Drejtësisë.
Institucioni i Komisionerit Publik (IKP)
Institucioni i Komisionerit Publik është një institucion Kushtetues, i krijuar me Kushtetutë pas ndryshimeve të bëra në Vitin 2016 si pjesë e Paketës Ligjore për Reformën në Drejtësi.
Është institucion i Përkohshëm një nga tre institucionet e Rivlerësimit.
Ky institucion ka atribute të procedojë me apelim pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Vihet në lëvizje kur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit paraqitet rekomandim me shkrim për të ankimuar një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Këshilltarët e Institucionit brenda shtatë ditëve përgatisin një relacion.
Komisjoneri Publik Relator brenda 48 orëve nga marrja e relacionit vendos nëse do të bëjë ankimim në Kolegjin e Apelimit.
Nëse vendimi është negativ, çështja i kalon Komisionerit tjetër i cili ka të drejtë të vendosë të kundërtën dhe të përgatisë apelimin.
Aktualisht si komisioner publik ushtrojnë detyrën zoti Dariel Sina dhe zoti Florian Ballhysa.