Njoftime Publike

Tabela e vakancave të Prokurorëve në sistemin e Prokurorisë sipas rretheve.

Tabela është publikuar në Faqen Zyrtare të KLP datë 24.07.2024

Reagim i KLP ndaj deklaratave të subjekteve të veçantë në media ndaj Kreut dhe Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ qeverisës e kushtetues i sistemit të akuzës, ndjek me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe në veçanti të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta.
Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.SPAK-KLP.

Njoftim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë datë postimi 15/12/2020

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizjen paralele në kategorinë e nivelit të mesëm drejtues

Njoftim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë datë postimi 14/12/2020

Njoftim mbi shpallje fituesi për procedurën e konkurrimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues

Njoftim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë datë postimi 14/12/2020

Shpallje për lëvizje paralele, ngritje në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese

Njoftim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë datë postimi 03/12/2020

Shpallje për lëvizje paralele, ngritje në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese