Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 21/12/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.60/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 316, datë 17.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 21/12/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.61/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit nr. 297, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 17/12/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj, kundër vendimit nr. 179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.12.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 17/12/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 17.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 225, datë 07.01.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi që gjykimi i çështjes të vijojë në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 28.12.2020, ora 10:00.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 17/12/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arjana Liço, kundër vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjana Liço. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.12.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 16/12/2020

Ditën e martë, më datë 12.01.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.34/2019 datë 18.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Albina Spaha, kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.