Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 12/11/2020
Në kuadër të rritjes së masave parandaluese për mospërhapjen e COVID-19, sipas VKM nr. 511, datë 24.10.2002, i ndryshuar, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nxit qytetarët që duan të paraqesin ankesë ndaj një magjistrati, që të përdorin mënyrën elektronike të komunikimit me Institucionin tonë. Formulari elektronik i ankesës gjendet në faqen tonë zyrtare bashkë me udhëzuesin përkatës për plotësimin e tij dhe garanton mënyrën e saktë të marrjes së ankesës. Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën [email protected] ose në rrugë postare në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13 (në krah të Pallatit të Kongreseve), Tiranë.