Vendime

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 506, datë 31.1.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Petrit Bica, prokuror pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Petrit Bica, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 504, datë 28.1.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Fahrije Gjana (Vata), drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 497, datë 13.1.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Artan Lulaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit tëPavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 500, datë 13.01.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Tom Dedaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

KPK ka vendosur të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti ka humbur statusin e magjistratit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 496, datë 12.1.2022.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Ermira Dedja, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 495, datë 28.12.2021.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Julian Kristo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.