Naureda Llagami

Emër Mbiemër
Naureda Llagami
Data e emërimit fillestar
2018-12-20
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kryetare e Komisionit për Planifikim Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• 20.12.2018 – aktualisht - Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe Kryetare e Komisionit për Planifikim Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
- Përfaqësim i KLGJ me institucionet e tjera si dhe partnerët rajonal dhe ndërkombëtar, si Kuvendi, Ministria e Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, BE, KiE, OSBE, etj.
• shtator2016 - mars 2018 - Konsulente ligjore (E vetëpunësuar).
• prill 2015 - dhjetor 2015 - Eksperte e jashtme për çështjet e të drejtave të njeriut dhe Reformës në Drejtësi, Delegacioni Evropian në Shqipëri, Tiranë, Shqipëri.
• mars 2016 - shtator 2016 - Eksperte për Reformën në Drejtësi, German Foundation for International Legal Cooperation IRZ (EURALIUS IV Project), Tiranë, Shqipëri.
• dhjetor 2012 - prill 2016 - Ndihmëse Ligjore, pranë Kolegjit Civil/Administrativ, Gjykata e Lartë, Tiranë, Shqipëri.
• qershor 2012 - prill 2013 - Këshilltare për Barazinë Gjinore, UNWOMEN, Tiranë, Shqipëri.
• maj 2012 - tetor 2012 - Eksperte për monitorimin e rekomandimit te opinionit të BE lidhur me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS), Tiranë, Shqipëri.
• mars 2012 - dhjetor 2012 - Eksperte ligjore për organizimin e gjyqësorit dhe aksesin në drejtësi, Zyra e Komisionit Evropian, Prishtinë, Kosove dhe Hulla & CO. Human Dynamics, Prishtinë, Kosovë.
• shkurt 2010 - gusht 2011 - Drejtor i Drejtorisë së Hartimit dhe Përafrimit të Legjislacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit, Ministria e Drejtësisë, Tiranë, Shqipëri.
• dhjetor2001 - shkurt 2010 - Këshilltare/Avokat, Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (Tirana Legal Aid Society), Tiranë, Shqipëri.


Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• tetor 2004 - nëntor 2006 - Master në Studime Evropiane Universiteti i Tiranës.
• tetor 1997 - korrik 2001 - Titulli "Jurist", Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
- Raport monitorimi mbi “Qëndrueshmërinë e administratës publike”, publikuar në Mars 2010, financuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri.
- Raport monitorimi mbi “Zbatimin e ligjit të ri për gjendjen civile”, publikuar në Maj 2009, financuar nga UNICEF.
- Punim (Green Paper) mbi “Çështjet e korrupsionit në sistemin gjyqësor”, publikuar në Dhjetor 2011, financuar nga AMSHF.
- Raport monitorimi mbi “Sondazhin për matjen e nivelit të kënaqësisë së përdoruesve të gjykatave (2008-2010)”, financuar nga ROLP/USAID.
- Raport monitorimi mbi “Zbatimin e 12 rekomandimeve të opinionit të KE për vitin 2012”, financuar nga OSFA/ Soros.
- Manual “Për të drejtën e pronësisë në Shqipëri; 2017 financuar nga Këshilli i Evropës.

Kualifikime te veçanta
- Trajnuar në Institutin Benchmark për Shërbimet Ligjore Falas, në Kaliforni, USA 2002.
- Trajnuar mbi të Drejtat e Njeriut, në Lund, Suedi 2004.
- Trajnuar mbi Aksesin në Drejtësi, në Strasburg, Francë 2009.
- Trajnuar mbi Fuqizimin e administrimit të drejtësisë, në Hagë, Hollandë 2013.
- Trajnuar mbi Hartim Legjislacioni, në Universitetin e Tulanës, New Orleans, USA, 2019.


Anëtarësimi në grupe profesionale:

• Anëtare në Dhomën Kombëtare të Avokatisë që nga viti 2003.
• Anëtare e Bordit të Qendrës për Dialog Social – qendër për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, themeluar dhe mbështetur nga Olaf Palme International Center – SIDA, Suedi.
• Anëtare e Freja Academy, një organizatë ndërkombëtare me seli në Stockholm, Suedi, e krijuar nga një rrjet i gjerë i organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani dhe vendet e BE, me fokus forcimin e demokracisë nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së shoqërisë civile në vendimmarrjen publike dhe në proceset integruese me BE; (nga viti 2011 deri më sot).
• Anëtare e Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së grupeve vulnerabël të shoqërisë.
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,