Antoneta Sevdari (Bejko)
- Emër Mbiemër
- Antoneta Sevdari (Bejko)
- Data e emërimit fillestar
- 2002-10-01
- Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
- Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Konfirmuar në detyrë (rikthyer në detyrën e saj si prokurore) pas rishqyrtimit të çështjes nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas vendimit të dhënë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. KPA më datë 10.05.2024 ka prishur vendimin e mëparshëm të saj Nr. 6/2019 dhe ka lënë në fuqi vendimin Nr. 42/2018 të KPK për konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit.
- Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- •10.05.2024 - aktualisht - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
• 11.02.2020 - 19.03.2024 - Avokate.
• 12.12.2018 - 28.02.2019 - Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 2012 - 12.12.2018 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
• 01.10.2002 - 2012 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. - Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- •25.12.2006 - Ka marrë titullin “Administrator biznesi” në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.
•2003 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
•10.07.1999 - Diplomuar me titullin “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. - Punime Shkencore
- Kualifikime te veçanta
- - Konfirmuar në detyrë me vendim përfundimtar të KPA më datë 10.05.2024. KPA ka prishur vendimin e mëparshëm të saj Nr. 6/2019 dhe ka lënë në fuqi vendimin Nr. 42/2018 të KPK për konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit.
---------------------------------------------------
- Më 10.05.2024 KPA vendosi rikthimin në detyrë të znj. Antoneta Sevdari.
- KPA ka marrë edhe një herë nën vlerësim subjektin. Kjo pas Vendimit të GJEDNJ, Sevdari kundër Shtetit Shqiptar, vendim ku pranohej pretendimi i subjektit kërkues se gjatë shqyrtimit në KPA është shkelur neni 8 i Konventës KEDNJ (dhjetor 2022). Kolegji i Posaçëm i Apelimit KPA, sipas njoftimit datë 11.03.2024 vendosi të pranojë kërkesën e znj. Sevdari për Prishjen e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019 ku ishte Shkarkuar nga Detyra.
- Znj. Sevdari kishte kaluar nivelin e parë të Vettingut në KPK datë 18 Korrik 2018.
- Me ankesë të Institucionit të Komisionerit Publik kundër vendimit konfirmues të KPK, KPA rishqyrtoi dhe shkarkoi Prokuroren Sevdari.
- Vendimi i KPA u bë pjesë e ankesës në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburg) cka shënoi mundësinë e rivlerësimit në KPA.
- Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- - Vendim i KPK-së Nr. 42, datë 18.07.2018, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
- Njoftim i IKP-së (Komisioner Darjel Sina) për Ankimin e vendimit Nr. 42, datë 18.7.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
- Vendim i KPA-së Nr. 6, datë 28.02.2019 ku është vendosur: Ndryshimi i vendimit Nr.42/2018, të KPK-së dhe shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
- Njoftim vendimi i KPA datë 10.05.2024, që ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të KPK nr. 42, datë 18.07.2018 dhe duke rikthyer në detyrë znj. Sevdari. - Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- •01.01.2016 - 31.12.2016 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2015 - 31.12.2015 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2014 - 31.12.2014 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2013 - 31.12.2013 - Vlerësuar "Shumë mirë"
•01.01.2012 - 31.12.2012 - Vlerësuar "Shumë mirë" - Masa disiplinore në fuqi vërejte
- - Nuk ka masa disiplinore.
- CV
- Shkarko CV Antoneta Sevdari (Bejko)
- Dokumenta te tjera
-
- Vendimi nr. 40662/19 i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (European Court of Human Rights), Strasburg, 13 dhjetor 2022 - ANTONETA SEVDARI v. ALBANIA (vendimi në shqip, botuar në fletoren zyrtare nr. 64, datë. 14.04.2023 QBZ).
- Vendimi nr. 40662/19 i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (European Court of Human Rights), Strasburg, 13 dhjetor 2022 - CASE OF ANTONETA SEVDARI v. ALBANIA. (Vendimi në anglisht, pubikuar në faqen zyrtare të GJEDNJ).
- Vendim i Komisionit të Votimit për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nr. 3152/4, datë 12.12.2018 “Për rezultatin e zgjedhjeve dhe shpalljen e fituesve”.
- Njoftim i KPA, znj. Antoneta Sevdari për regjistrimin e çështjes nr. 42-17/2018 (JR), datë 11.04.2023, që i përket kërkueses Antoneta Sevdari me objekt “Rishikimin e Vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 6, datë 28.02.2019.”https://kpa.al/njoftim-1015/
- Njoftim i KPA-së datë 19.02.2024 për zhvillimin e seancës në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 42 – 17/ 2018, datë 11.04.2023, lidhur me kërkesën e ish – subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr.6, datë 28.02.2019.
- Njoftim i KPA-së datë 01.02.2024 për shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 42 – 17 /2018, datë 11.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga ish- subjekti i rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit nr. 6, datë 28.02.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
- Njoftim i KPA-së për zhvillimin e seancës gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 42 – 17/ 2018, datë 11.04.2023, lidhur me kërkesën e ish – subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019.
- Njoftim i KPA-së datë 17.04.2024, për zhvillimin e seancës gjyqësore publike për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
- Njoftim i KPA-së datë 23.04.2024, për zhvillimin e seancës gjyqësore publike për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
- Vendim i KPK-së nr. 42, datë 18.07.2018 - Subjekti i rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
- Ankim i Komisionerit Publik Darjel SINA, datë 29.08.2018, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
- Vendim Nr. 6, datë 28.02.2019 i KPA-së (Juridiksion rivlerësimi) - Për shqyrtimin e vendimit nr. 42 datë 18.07.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.
- Vendim nr.47 i KLP-së datë 19.03.2019 "Për deklarimin e mbarimit të mandatit si anëtar i KLP-së për znj.Antoneta Sevdari, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës".
- Vetëdeklarim i Pastërtisë së Figurës, Znj.Antoneta Sevdari në kuadër të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".
- Skeda e Pasurisë e znj. Antoneta Sevdari, publikuar nga Reporter.al.
- Deklarimi Pasuror
-
shiko deklarimin e plotë
Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,