Gjin Gjoni

Emër Mbiemër
Gjin Gjoni
Data e emërimit fillestar
1993-10-20
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish-Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes nga detyra sipas ligjit nr. 84/2016.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
12.06.2009 - 30.07.2020- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (Për periudhën tetor 2018 - 2020 me vendimin nr.52, datë 11.10.2018 të KLD-së, i është akorduar leje prindërore, për shkëputje të përkohshme nga puna, deri më 31.10.2020).
04.06.2013 - 2018- Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
20.10.1993 - 2008- Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Z. Gjin Gjoni aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtar pasi në datë 30.07.2018 ka kërkuar mbarimin e statusit të magjistratit nëpërmjet dorëheqjes.
- KLGj-ja, bazuar në kërkesën për dorëheqje të bërë nga subjekti i rivlerësimit, me vendimin nr. 265, datë 30.7.2020, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Gjin Gjoni.
- Me anë të vendimit të KPK-së nr.300 datë 30.09.2020 procesi i rivlerësimit për Z. Gjin Gjoni është ndërprerë.
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi z.Gjin Gjoni i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2021 - Doktoraturë, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
- Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: Aspektet Juridiko - Civile dhe raste praktike të zbatimit të ligjit mbi shoqërinë tregtare.

Kualifikime te veçanta
- Z. Gjoni zotëron gradën shkencore "Doktor i Shkencave Juridike", fituar pranë Universitetit të Tiranës.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr.300 datë 30.09.2020 që ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, z. Gjin Gjoni, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 300, datë 30.9.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Gjin Gjoni.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2005 - 2006 - Vlerësuar Shumë Mirë
2007 - 2009- Vlerësuar Shumë Mirë

Masa disiplinore në fuqi vërejte
Nuk ka masë displinore në fuqi.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,