Arjana Liço

Emër Mbiemër
Arjana Liço
Data e emërimit fillestar
1995-03-30
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Procesi i rivlerësimit është ndërprerë, për shkak të dorëheqjes nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
20.12.2013 - 24.01.2020 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
01.04.2010 - 20.12.2013 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
30.03.1995 - 01.04.2010 - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.
24.11.1993 - 30.03.1995 - Ndihmësgjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

- Znj. Arjana Liço aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi ka dhënë dorëheqjen.
- Me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.1.2020 është vendosur deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes së saj nga ky status.
- Komisioni vërejti se konfirmohet vullneti i pavesuar i subjektit për dorëheqje, pasi znj. Arjana Liço ka paraqitur dorëheqjen para Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pasi ky Këshill ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit, subjekti nuk ka paraqitur ankim ndaj këtij vendimi.
- Me paraqitjen e kërkesës nga subjekti i rivlerësimit dhe me shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço “nga funksionet e magjistratit” dhe të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e këtij statusi në datën 24.1.2020. Gjithashtu, Komisioni mori dijeni edhe të faktit se subjekti nuk ka paraqitur ankim kundër këtij vendimi.
- Kështu që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprejen e procesit të rivlerësimit për Znj. Arjana Liço
- Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Arjana Liço i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
- Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka pasur Ankim pranë KPA-së me qëllim:
-Ndryshimin e vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
– Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Arjana Liço, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilën ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
25.04.2006 - Universiteti Leibniz, Instituti i Arteve dhe Shkencës, shteti i New Meksiko, SHBA.
25.03.1994 - Kurs i Plotë i Përshpejtuar, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr.247, datë 05.03.2020, që ka vendosur:
1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj. Arjana Liço, është ndërprerë.
2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

- Njoftim i IKP-së datë 15.06.2020 për mosankimin e vendimit nr. 247, datë 05.03.2020, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Arjana Liço.
- Vendim i KPA-së Nr. 37/2020 (JR), datë 17.12.2020 që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 247, datë 05.03.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë" (Vlerësim Periodik)

Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,