Bujar Hoxha

Emër Mbiemër
Bujar Hoxha
Data e emërimit fillestar
1993-08-01
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dorëhequr), Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
01.08.1993- prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

• Z. Bujar Hoxha aktualisht nuk e ushtron detyrën si prokuror pasi ka dhënë dorëheqjen.
• Komisioni i Pavarur i Kualifikimit administroi shkresën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me anë të së cilës përcillej vendimi “Për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, z. Bujar Hoxha”.
• Komisioni vërejti se Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështetur në nenin 189, pika 1, germa “a”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar; dhe në nenet 64, pika 1, germa “a” dhe 65 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi mori në shqyrtim kërkesën e subjektit të rivlerësimit, me vendimin nr. 191, datë 17.09.2020, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për Z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak të dorëheqjes së motivuar të tij nga ky status.
• Kështu që KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Z. Bujar Hoxha, është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Z. Bujar Hoxha i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr.310 datë 19.10.2020.
Subjekti i rivlerësimit: Z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,