Medi Bici

Emër Mbiemër
Medi Bici
Data e emërimit fillestar
1994-04-25
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 6579, datë 25.05.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
12.12.2021 - aktualisht - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
Janar-Dhjetor 2019 - Anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
12.12.2018 – 12.12.2021 - Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat tre vjeçar.
25.05.2010 - 12.12.2018 - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
2004-2010 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
1994 - 2004 - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë,
1993 - 1994 - Nd/gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Në kuadrin e trajnimeve vazhduese në Shkollën e Magjistraturës ka kryer shumë trajnime në fushat e të drejtës civile, administrative dhe penale, ku krahas Shkollës së Magjistraturës organizator të këtyre trajnimeve kanë qenë edhe DANIDA, Fondacioni IRZ, ABA CEELI, Fondacioni “SOROS”, USAID, PAMEKA, UNICRI, OSCE, OSBE, OPDAT, IOM, Universiteti i Napolit Itali, etj.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
1994 – Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.
- Më pas ka kryer edhe dy studime pasuniversitare, njërin prej të cilëve e ka përfunduar me medalje ari.

Punime Shkencore
Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: 'Kontrolli administrativ dhe gjyqësor i aktit administrativ", Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

- maj 1997 - Trajnim afat shkurtër për të Drejtën e Punës, në Universitetin e Gjenevës Zvicër.
- shtator 2000 - Vizitë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Gjykatën e Apelit në Kopenhagen Danimarkë.
- qershor 2013 - Vizitë në Gjykatën Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut në Strasburg Francë.
- tetor 2013 - Vizitë në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve në Washington D.C.
- tetor 2013 - Vizitë në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Washingtonit dhe Gjykatën e Lartë të Shtetit Minesotas SHBA.
- dhjetor 2014 -Vizitë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Shtutgard dhe Gjykatën Administrative të Apelit Manhain Gjermani.
- korrik 2015 - Vizitë në Fondacionin “Konrad Adenhauer” Komo, Itali.
- korrik 2015 - Vizitë në Gjykatën e Shkallës së Parë Lugano Zvicër.
- tetor 2016 - Vizitë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në Luksemburg.
- mars 2017 - Vizitë në Gjykatën e Lartë të Apelit në Laipsig Gjermani.
- tetor 2018 - Vizitë në Këshillin e Lartë të Shtetit në Ankara Turqi.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK -së nr. 54, datë 31.07.2018 - Subjekti i rivlerësimit z. Medi Bici, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
- Mosankim i vendimit nr. 54, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Medi Bici.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
CV
Shkarko CV Medi Bici
Dokumenta te tjera
  1. Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor" me temë: "Kontrolli administrativ dhe gjyqësor i aktit administrativ".
  2. Provesverbal mbi rezultatet e votimit per zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  3. Vendim i Komisionit të Votimit pranë Gjykatës së Lartë nr. 242, datë 12.12.2018.
  4. Vendim i KPK-së nr. 54, datë 31.07.2018.
  5. Rezultatet e Shortit për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të Përkohshëm) – 7 dhjetor 2018.
  6. Vendim i KLGJ-së nr. 179, datë 26.09.2019 "Për Caktimin e një Anëtari në Komisionin për Mbrojtjen e Gjyqtarëve ngritur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor".
  7. Vendim i KLGJ-së nr. 13, datë 18.01.2019 "Mbi Ngritjen dhe Përbërjen e Komisoneve të Përhershme të Këshillit të Lartë Gjyqësor".
  8. Vendim i KLGJ-së nr. 15, datë 22.01.2019 "Mbi Ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në Kuadër të Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve".
  9. Vendim i KLGJ-së nr. 53, datë 27.03.2019 "Për Caktimin e Anëtarëve Zëvendësues në Komisionin e Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve Kundër Vendimeve të Kryeinspektorit të Ish- Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për Arkivimin e Ankesës ose Pushimin e Hetimit ndaj një Gjyqtari".
  10. Vendim i KLGJ-së nr. 59, datë 24.04.2019 "Për Ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin e Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të Ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë".
  11. Vendim i KLGJ-së nr. 317, datë 19.12.2019 "Për Ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Hartimin e një plani Veprimesh Lidhur me Reduktimin e Çështjeve të Prapambetura dhe Rritjen e Efikasitetit në Gjykatën e Lartë".
  12. Vendim i KLGJ-së nr. 318, datë 19.12.2019 "Për Ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Hartimin e Rregullores së Brendshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor".
  13. Rezultatet e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED (të përkohshëm) datë 07.12.2018.
  14. Skeda e Pasurisë të z. Medi Bici, publikuar nga Reporter.al.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,