Evelina Qirjako
- Emër Mbiemër
- Evelina Qirjako
- Data e emërimit fillestar
- 2008-07-08
- Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
- Ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë Procesi i rivlerësimit është ndërprerë.
- Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- • 1 Shtator 1989 - 31 Nëntor 1990- Këshilltare Ligjore pranë Zyrës së Këshillimit Ligjor Tiranë
• 1990-1999- Avokate
• Qershor 1999 - Mars 2001- Bashkëpunëtore (Associate) pranë Zyrës Ndërkombëtare Ligjore Tonucci
• 2001 - 2008- Ka themeluar dhe ka drejtuar një nga zyrat më të njohura të avokatisë në Tiranë, “Qirjako” Law Office, me fushë ushtrimi në çështje civile
• 1994 -1996- Pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë, në lëndën e Drejta e Detyrimeve
• Tetor 2002- Arbitre pranë Arbitrazhit Gjyqësor të Shqipërisë
• korrik 2008 – korrik 2017- gjyqtare në Gjykatën e Lartë
_______________________
• Znj. Evelina Qirjako aktualisht nuk e ushtron detyrën si gjyqtare pasi nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar .
• Gjykata e Lartë vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit 9-vjeçar të ushtrimit të detyrës për Znj. Evelina Qirjako si gjyqtare e Gjykatës së Lartë, në bazë të pikës 2, të nenit 139, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
• KPK vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Evelina Qirjako, është ndërprerë.
• Gjithashtu me anë të këtij vendimi Znj. Evelina Qirjako i është ndaluar emërimi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
• Për këtë vendim të KPK-së nuk ka ANKIM nga Institucioni i Komisionerëve Publikë.
• Nga ana e subjektit të rivlerësimit ka pasur Ankim pranë KPA-së për Vendimin e marrë nga KPK.
• Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon ankimin e subjektit të rivlerësimit, Znj. Evelina Qirjako kundrejt vendimit të KPK-së Nr: 178 datë 08.07.2019, me anë të njoftimit Datë: 03.02.2021.
• Ne date 12.02.2021 KPA vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 178, datë 08.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Evelina Qirjako. - Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- 1989- Diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
- Punime Shkencore
- Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "DOKTOR"
Tema: “Kuptimi rëndësia dhe kushtet e vlefshmërisë së veprimit juridik në rastin e kalimit të pasurisë së paluajtshme rëndësia, natyra dhe efekti që ka regjistrimi i titullit të pronësisë ne regjistrat publikë të pasurive të paluajtshme“
Kandidati: Evelina QIRJAKO
Udhëheqës Shkencor: Prof. DR. Ardian NUNI
2016
- Kualifikime te veçanta
- 1992- Anëtare e Dhomës Ndërkombëtare të Avokatisë.
- Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- - Vendim i KPK-se Nr: 178 datë 08.07.2019.
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Evelina Qirjako, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
- Vendim i KPA-se Nr. 5/2021 (JR) datë 12.02.2021, përfshirë mendimin e pakicës; subjekti i rivlerësimit Evelina Qirjako; - Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- Masa disiplinore në fuqi vërejte
- CV
- Shkarko CV Evelina Qirjako
- Dokumenta te tjera
-
- Vendim i KPK-se Nr: 178 datë 08.07.2019 për subjektin e rivlerësimit: Znj. Evelina Qirjako, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
- Njoftim i IKP-së datë 25.07.2019 për mosankimin e vendimit nr. 178, datë 08.07.2019, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Evelina Qirjako
- Vendim i KLGJ-së Nr. 66, datë 24.04.2019 për Deklarimin e Mbarimit të Statusit të Magjistratit, të Ish Gjyqtares së Gjykatës së Lartë Evelina Qirjako.
- Formular Vetëdeklarimi i Znj. Evelina Qirjako datë 19.04.2016 për zbatimin e ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike"
- Disertacion për mbrojtjen e Gradës Shkencore "DOKTOR" me temë: "UPTIMI RËNDËSIA DHE KUSHTET E VLEFSHMËRISË SË VEPRIMIT JURIDIK NË RASTIN E KALIMIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME RËNDËSIA, NATYRA DHE EFEKTI QË KA REGJISTRIMI I TITULLIT TË PRONËSISË NE REGJISTRAT PUBLIKË TË PASURIVE TË PALUAJTSHME"
- Vendim i KPA-se Nr. 5/2021 (JR) datë 12.02.2021, përfshirë mendimin e pakicës; subjekti i rivlerësimit Evelina Qirjako;
- Njoftim i KPA-së datë 03.02.2021 për shqyrtimin e çështjes (JR) 39/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 178, datë 08.07.2019.
- Deklarimi Pasuror
-
shiko deklarimin e plotë
Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,