Darjel Sina
- Emër Mbiemër
- Darjel Sina
- Data e emërimit fillestar
- 2022-04-16
- Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
- Anëtar i Gjykatës së Lartë
- Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- • 2022 - Aktualisht - Anëtar i Gjykatës së Lartë
• 2018 - 2022 - Komisioner Publik pranë Institucionit të Komisionerit Publik dhe më përpara shef i Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Nju-Jorkut, në Tiranë.
• Në nëntor të vitit 2021 Z. Sina është përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të përfaqësuar shtetin shqiptar në programin International Visitor Leadership Programm me tematikë Rule of Law and the U.S. Judicial System, i organizuar nga Graduate School USA.
Z. Sina ka punuar si studiues në Universitetin e Zyrihut dhe përpara kësaj eksperience ka punuar Dekan pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin Luarasi, në Universitetin Evropian të Tiranës si Profesor dhe përpara kësaj eksperience ka qënë i punësuar si asistent Profesor në Universitetin Kombëtar të Athinës, nën drejtimin e Profesor Andreas Dimitropoulos. Pas diplomimit ka punuar për shumë vite asistent avokat në Athinë, Greqi. - Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- • Darjel Sina ka përfunduar studimet e postdoktoraturës në Universitetin e Zyrihut në Zvicër, me bursën Federale Zvicerane të Ekselencës në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Bankare.
• Z. Sina ka përfunduar studimet e tij në doktoraturë, master i arteve dhe bachelor në Universitetin Kombëtar të Athinës/Fakulteti Juridik.
• Ai mban titullin akademik Profesor i Asociuar që nga maji i vitit 2014. - Punime Shkencore
- Kualifikime te veçanta
- Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- Masa disiplinore në fuqi vërejte
- CV
- Dokumenta te tjera
-
- Dekret Nr. 13573 të Presidentit të Republikës, datë 16 prill 2022, "Për emërimin e Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë"
- Vendim i KLGJ-se nr. 132, datë 06.04.2022 “Për renditjen e kandidatëve që konkurrojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”
- Prezantim i z. Darjel Sina, publikuar ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte.
- Njoftim për shtyp, datë 25 Mars 2022 – Këshilli i Lartë Gjyqësor
- Njoftim për shtyp, datë 6 Prill 2022 – Këshilli i Lartë Gjyqësor
- Deklarimi Pasuror
-
shiko deklarimin e plotë
Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu,