Mirela P. Bogdani

Emër Mbiemër
Mirela P. Bogdani
Data e emërimit fillestar
2022-02-24
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• Shkurt 2022 - është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me Vendimin Nr. 23/2022 të Kuvendit të Shqipërisë, nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës, sipas Ligjit Nr. 115/2016 ‘Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, propozuar nga Shkolla e Magjistraturës.
• Gjatë karrierës profesionale, ka ushtruar detyrën e profesorit të së drejtës në Departamentin e së Drejtës Publike që nga Nëntori i vitit 2000 e në vijim, në lëndët ‘Institucionet politike dhe juridike’, ‘Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor, si dhe ‘Politika e Jashtme e BE’, në programet Bachelor, Master, programin e doktoraturës, dhe aktualisht në programin e integruar Master i Shkencave në Drejtësi dhe Master Ekzekutiv.
• Nga viti 2019-2022 ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Komisionit të Përhershëm për Dhënien e Gradës Shkencore ‘Doktor’ në Fakultetin e Drejtësië, dhe nga viti 2020-2022 anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
• Nga viti 2012 e në vijim është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës në Programin e Trajnimit Fillestar në lëndën Klinika Ligjore, si mentore (specialiste) shkencore, që së bashku me grupin e mentorëve drejtojnë magjistratët në hartimin e Memorandumeve Ligjore (opinioneve ligjore) pro bono për institucionet e larta të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat Administrative, etj., për çështje që ata kanë interes në punën e tyre të përditshme, duke pasqyruar kërkimin ligjor më profesional të thelluar në praktikën kombëtare, si dhe standardet, praktikat dhe zhvillimet më të fundit ndërkombëtare. Këto Memorandume u dërgohen institucioneve përkatëse dhe botohen në Revistën ‘Jeta Juridike’ e Shkollës së Magjistraturës që aksesohen më pas nga të gjithë profesionistët e së drejtës.
• Nga viti 2012 e në vijim, është angazhuar në Programin e Trajnimit Vazhdues në trajnime që lidhen me Shkrimin dhe Arsyetimin e Vendimeve Gjyqësore, në Eficencën e Drejtësisë - kryesisht e lidhur kjo me mekanizmat e CEPEJ për cilësinë e drejtësisë dhe menaxhimin e kohës gjyqësore dhe Lirinë e Shprehjes.
Në eksperincën profesionale, listohen gjithashtu angazhime në projekte të asistencës ndërkombëtare të donatorëve si USAID, Këshilli i Evropës, BE, OSCE, etj., që lidhen me reformimin e sistemit gjyqësor, rritjen e efiçencës, transparencës dhe përgjegjshmërisë së tij, me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe mediave, çështjet antikorrupsion, draftim legjislacioni, etj., shoqëruar me botimet dhe publikimet përkatëse.
• Që nga viti 2012 e në vijim është pika e kontaktit për Programin HELP të Këshillit të Evropës – Human Rights Education for Legal Professionals/Edukimi Ligjor I Profesionistëve të së Drejtës dhe nga viti 2021 anëtare e Bordit Këshillimor të HELP me një mandat 2 vjeçar.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
•Në vitin 2000 - Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Tiranës dhe më pas ka ndjekur të gjitha programet e kualifikimit akademik pranë këtij institucioni.
Ky formim përfshin programin e Masterit Shkencor në të Drejtë Publike (2003),
Masterin Profesional të në Drejtë Biznesi (2009), Doktoraturën në fushën e administrimit të zgjedhjeve (2011)
dhe titullin Profesor i Associuar (2013).
Formimi akademik përfshin gjithshtu studime të thelluara pasuniversitare dhe specializime në fushat e arbitrazhit ndërkombëtar tregtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën e investimeve publike në Universitetin e Queen Marry, Qendra për Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar – Londër BM (2005) dhe në fushën e shkrimit & arsyetimit ligjor në American University, Washington College of Law – SHBA (2008-2009).

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,