Ilir Rusi

Emër Mbiemër
Ilir Rusi
Data e emërimit fillestar
2022-02-24
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• Ka qenë dhe është zëvendësdekan i programeve të doktoratave, masterave dhe tashmë i programit të integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, si edhe i programit të ciklit të parë “Bachelor”.
• Prejt muajit maj 2016 është anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
• Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në cilësinë e ekspertit ligjor për aktet nënligjore në fusha të ndryshme në bashkëpunim edhe me organizata ndërkombëtare si OSBE, UNICEF, UNDP.
• Është titullar i lëndëve “E drejtë e punës” dhe “E drejtë e krahasuar e punës”.
• Ka botuar artikuj të shumtë në revista shkencore vendase dhe të huaja. Ka referuar në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
• Eshtë autor i monografisë shkencore “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike të punës”.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• Ne vitin 2001 - është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate shumë të mira
• Ne vitin 2004 ka përfunduar studimet pasuniversitare “Master – niveli i dytë”në Fakultetin e Drejtësisë, UT.
• Në vitin 2010 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT në fushën e së drejtë civile, me disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“.

Prej vitit 2013 mban titullin akademik “Profesor i asociuar”.

Punime Shkencore
•Disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“. 2010
•Autor i monografisë shkencore “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike të punës”.

Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i Kuvendit te Republikes se Shiqerise nr. 22/2022 “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Trupa e Pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës sipas ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
Deklarimi Pasuror

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,