Enkeleda Millonai

Emër Mbiemër
Enkeleda Millonai
Data e emërimit fillestar
2008-11-06
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
19.12.2019 - aktualisht - Prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
05.04.2018 - 19.12.2019 - Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
2009 - 19.12.2019 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në Seksionin kundër Korrupsionit dhe Pastrimit të Parave.
nëntor 2017 – prill 2018 - Pjesë e grupit të punës, për përgatitjen e raporteve mbi aftësitë profesionale të prokurorëve, në kuadrin e reformës për drejtësi, pranë Prokurorisë e Përgjithshme.
nëntor 2016 – shkurt 2017 - Zv/Drejtuese, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
mars 2016 – nëntor 2016 - Zv/Drejtuese e Komanduar me Urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
prill 2014 – shtator 2015 - Zv/Drejtuese dhe Drejtuese e Njesisë së Përbashkët Hetimore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
shtator 2015 – dhjetor 2015 - Prokurorenë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, Njësia e Hetimit të Korrupsionit dhe Pasurisë. Komanduar me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.
2008 – 2009 - Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar (Stazh profesional).
2004 – 2006 - Sekretare Gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
2003 – 2004 - Sekretare Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2013 - Lehtësuese pranë ekspertëve në kuadrin e trajnimit vazhdues për gjyqtarë dhe prokurorë. Shkolla e Magjistraturës.
Temat e trajtuara si lehtësuese:
1) Pyetja e të pandehurit, deklarimet e bashkë të pandehurit, ose të pandehurit në një procedim të lidhur (Kriteret e vlerësimit të fakteve që burojnë. Regjimi përkatës i leximeve të lejueshme. Respektimi i kontradiktoritetit në përqasje me legjislacionin e GJEDNJ);
2) Veprat penale të lidhura me shoqëritë tregtare (Mbrojtja penale e sipërmarrjes. Praktika gjyqësore lidhur me përgjegjshmërinë penale të personave juridikë);
3) Veprat penale që lidhen me korrupsionin (Parashikimet ligjore dhe aktet ndërkombëtare në këtë fushë. Praktikat më të mira mbi hetimin dhe gjykimin e veprave korruptive në përputhje me të. Korrupsioni dhe krimi i organizuar);
4) Veprat penale në fushën e tatimeve;
5) Teknikat e hetimit proaktiv, teknikat për hetimin e trafikut të drogës;
6) Hetimet proaktive. Aspekte teknike në përdorimin e metodave speciale të hetimit, veçanërisht në rastet e trafikut të narkotikëve;
7) Veprat penale në fushën e tatimeve. Roli i sistemit të drejtësisë dhe bashkëpunimi me autoritetet në fushën e tatimeve;
2014 – 2015 - Pedagoge Part Time, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
2016 - Pedagoge Part Time, Fakulteti i Infermierisë. Lënda “Etikë dhe Legjislacion”.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2009 - Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
2004 - Marrja e titullit "Avokat", Dhoma Kombëtare e Avokatëve, nr. diplome 7803.
2003 - Diplomuar"Jurist".

Punime Shkencore
1. "Rastet e dhënies së vendimeve të pafajësisë", botuar në Jeta Juridike, Revistë juridike – shkencore, nr. 1, mars 2009.
2. "Legjitimimi aktiv dhe pasiv në kërkimin e kompensimit për burgim të padrejtë", botuar në Tribuna Juridike, Periodike e Pavarur, Nr. 78 (3), Viti XIV i Botimit, 2009.
3. "Evoluimi i së drejtës kombëtare dhe ndërkomëbtare parë në aspektin e të drejtave të gruas deri në vitin 1946", Bashkëautore, botuar në Balkan Journal of Interdisciplinary Research, Vol. 3, Nr. 1, Maj 2017.
4. "Dhuna ndaj gruas në këndvështrimin e legjislacionit vendas dhe atë ndërkombëtar", bashkëautore, botuar në Balkan Journal of Interdisciplinary Research, Vol. 3, Nr. 1, Maj 2017.

Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

-------------------------------------------------------------------------------
- KONFERENCA:
1. "I mituri si autor i veprës penale dhe si viktimë e saj" bashkëprezantim në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në “Edukimin dhe sfidat e shkencave sociale përgjatë të ardhmes”, IIPÇL, 2017.
2. “A community strategy to protect the Euro in the Mediterranean Area”, Prezantim mbi legjislacionin dhe teknikat e hetimit në kuadrin e luftës kundër falsifikimit të monedhave, organizuar nga Departamenti i Thesarit (Itali) & Komisioni Europian, zhvilluar në Tiranë, 2016.
3."Prezantim mbi legjislacionin dhe teknikat e hetimit në kuadrin e luftës kundër falsifikimit të monedhave", si përfaqësuese e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, Konferencë e zhvilluar në Kroaci, “Balkan Network For Euro Protection”- OLAF & Croatian National Bank, 2014.

- KURSE TRAJNIMI TË KRYERA NGA ORGANIZMA TË NDRYSHME JASHTË VENDIT.
1. "Strategjitë e daljes, në kuadrin e zbatimit të programit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë", Winpro III, Mali i Zi, 2018.
2. "Hetimi dhe ushtrimi i ndjekjes penale për veprat penale të korrupsionit, Vizitë studimore pranë USKOK, Zyra Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kroaci, 2015.
3. "Lufta kundër korrupsionit", Departamenti i Shteteve te Bashkuara, Akademia Nderkombëtare e Zbatimit të Ligjit (ILEA), Roswell, New Mexico, 2014.

- KURSE TRAJNIMI TË KRYERA NGA ORGANIZMA TË NDRYSHME NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË:
•"Hetimi Financiar dhe rikuperimi i aseteve", Projekti MATRA COPROL, 2016.
•"Mbrojtja e të dhënave personale dhe Eurojust", International Cooperation in Criminal Justice: Prosecutors’Network of the Western Balkan (IPA 2014), 2016.
•"Hetimi i veprës penale të pastrimit të parave dhe gjurmimi i parave", OPDAT, 2015.
•"Tryeza e Rrumbullakët në Tiranë me Drejtuesit e NjPH dhe Ndërlidhësit e Posaçëm dhe Sesione Trajnuese me Agjentët e FBI për Teknikat e Hetimit me Agjentë të Infiltruar", Departamenti i Shtetit Amerikan, 2015.
•"Praktikat më të mira të eksperiencës së BE-së në konfiskimin e aseteve pa dënim", Pameca IV.
•"Masat për Mbrojtjen e dëshmitarëve", IPA WINPRO, 2015.
•"Trajnim mbi çështje të etikës së prokurorit, Prokuroria e Përgjithshme & Departamenti i Shtetit të SHBA-së, 2015.
•"Hetimi I krimit financiar në rastet e trafikimit të qënieve njerëzore", Bashkëpunim me Komitetin e Helsnikit të Hollandës dhe QNL, 2015.
•"Zbatimi i legjislacionit mbi krimin kibernetik në Shqipëri", Këshilli i Europës & Prokuroria e Përgjithshme, 2009.
•2007 - AKTUALISHT - Kurse trajnimi në kuadrin e trajnimit vazhdues për prokurorë dhe gjyqtarë, pranë Shkollës së Magjistraturës.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim nr.157, datë 14.06.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Pamela Qirko-Kryesuese, Roland Ilia - Relator, Brunilda Bekteshi-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Millonai, me detyrë drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.157 datë 14.06.2019 i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Millonai, me detyrë Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- Nga vlerësimet e punës së subjektit Enkeleda Millonai për vitet 2014, 2015 dhe 2016 të bëra nga Prokurori i Përgjithshëm rezulton se ajo është vlerësuar “shumë mirë” për aftësitë profesionale që ajo ka treguar
Masa disiplinore në fuqi vërejte
CV
Shkarko CV Enkeleda Millonai
Dokumenta te tjera
  1. Vetëdeklarim për Pastërtinë e Figurës i znj. Enkeleda Millonai në kuadër të ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike".
  2. Vendim nr.157, datë 14.06.2019 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Pamela Qirko-Kryesuese, Roland Ilia - Relator, Brunilda Bekteshi-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Millonai, me detyrë Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
  3. Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.157 datë 14.06.2019 i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Millonai, me detyrëdrejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
  4. Vendim i KLP-së nr.39, datë 06.03.2019 për miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të prokurores Enkeleda Millonai.
  5. Vendim i KLP-së nr.239, datë 25.11.2019 për emërimin e znj. Enkeleda Millonai si Prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
  6. Vendim i KLP-së nr.57, datë 05.04.2019 për miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak.
  7. Lista e aplikimeve për SPAK, publikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
  8. Betimi në Presidencë i 8 prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
  9. Deklarata për median e Gent Ibrahimit datë 27.12.2019 mbi reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj.
  10. Lista fituese e kandidatëve për Prokuror në Shkollën e Magjistraturës diplomuar në vitin 2009.
  11. Vendim i KLP-së nr.266, datë 12.12.2019 "Për ndërprejen e caktimit të përkohshëm të Znj. Enkeleda Millonai si Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan".
  12. Vendim i KLP-së nr.278, datë 12.12.2019 "Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, si eksperte pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistratin prokurore Znj. Enkeleda Millonai, në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë orarit të punës dhe pjesa tjetër jashtë orarit të punës, në trajnimin me temë "Çështjet gjyqësore në fushën e tatimeve dhe doganave. Veprat penale në fushën e tatimeve dhe doganave." i cili do të zhvillohet brenda datës 30.12.2019".
  13. Vendim i KLP-së nr.137, datë 16.07.2019 "Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar".
  14. Vendim i KLP-së nr.180, datë 27.07.2020 "Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht angazhimin si ekspert, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për prokuroren Znj. Enkeleda Millonai, në masën jo më shumë se 80 minuta në ditë, për dy ditë, në trajnimin me temë "Çështjet gjyqësore në fushën doganave. Veprat penale në fushën e doganave".
  15. Vendim i KLP-së nr.215, datë 15.10.2020 "Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht qenien ekspert, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për prokuroren Znj. Enkeleda Millonai, në trajnimin me temë "Njohuri bazë mbi Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe të vlerësimit të veprave penale në fushën tatimore" i cili do të zhvillohet më datë 19.10.2020 dhe në trajnimin me temë "Të tjera njohuri bazë që lidhen me fushën e hetimit të krimit tatimor" i cili do të zhvillohet më datë 23.10.2020. Veprimtaria jashtë funksionit të mos ushtrohet më shumë se dy orë në javë gjatë orarit të punës".
  16. Skeda e Pasurisë e znj. Enkelda Millonai, publikuar nga Reporter.al.
  17. Vendim i KLP-së nr. 296, datë 10.11.2022 "Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Enkeleda Millonai".
  18. Vendim i KLP-së nr. 396, datë 16.11.2021 "Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Enkeleda Millonai".
  19. Vendim i KLP-së nr. 104, datë 14.04.2021 "Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Enkeleda Millonai".
  20. Vendim i KLP-së nr. 378, datë 30.11.2023 "Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Enkeleda Millonai".
  21. Prezantimi i kandidates për SPAK Enkeleda Millonai
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,