Arta Mandro
- Emër Mbiemër
- Arta Mandro
- Data e emërimit fillestar
- 2020-03-10
- Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
- Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
- Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- • 03.10.2022 - aktualisht - Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
• 2000 e në vazhdim - Pedagoge me kohë të plotë pranë Shkollës së Magjistraturës.
• 1998-2000 - Zëvendësministre e Drejtësisë.
• 1986-1998 - Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
• Ka qenë përfaqësuese e Shqipërisë për më shumë se dy vjet në Komitetin Drejtues të Këshillit të Evropës për Bashkëpunimin Juridik (CDCJ) dhe Komitetin e Ekspertëve të së Drejtës Familjare.
• Prof. Mandro ka qenë anëtare e jurisë së provimit të kualifikimit pasuniversitar në Universitetin e Tiranës me cilësinë e udhëheqëses shkencore, anëtares së jurisë si dhe kryetares së Jurive të kandidatëve për gradën Doktor si dhe të marrjes se titullit Prof.As./Prof.
• Ajo ka qenë dhe është anëtare e bordeve redaktues të disa revistave shkencore, autore e disa punimeve shkencore, manualeve dhe shkrimeve të tjera, si dhe ka mbajtur një sërë referatesh në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Ajo është një eksperte në përafrimin e legjislacionit me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Është eksperte në hartimin e disa ligjeve si Kodi i Familjes, Ligji për Barazinë Gjinore, Ligji për Ndërmjetësimin, Kodi i Punës, etj. Ajo është anëtare e disa bordeve të OJF-ve dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile. - Arsimi dhe Doktoratura ose Master
- • 1986 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
- Punime Shkencore
- Kualifikime te veçanta
- • 2009 - Mban Titullin "Profesor".
- Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
- Masa disiplinore në fuqi vërejte
- - Nuk ka masa disiplinore.
- CV
- Shkarko CV Arta Mandro
- Dokumenta te tjera
-
- Vendim i Kuvendit nr. 71/2022 “Për mosmiratimin e një kandidature për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.
- Vendim i Kuvendit nr. 78/2022 “Për zgjedhjen e zonjës Arta Mandro, anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.
- Vendim i KLP-së nr. 290, datë 24.10.2022 "Për një ndryshim në vendimin e KLP-së nr.207, datë 18.06.2021 "Për përbërjen e Komisioneve të Përhershëm dhe anëtarët zëvendësues të KLP-së", i ndryshuar.
- Deklarimi Pasuror
-
shiko deklarimin e plotë
Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,