Arben Kraja

Emër Mbiemër
Arben Kraja
Data e emërimit fillestar
2002-06-27
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Drejtues i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
2023 - aktualisht- Drejtues i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2019 - 2022- Drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Shkurt 2018- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Qershor 2013 - Janar 2018- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Shtator 2014 - Janar2015- Prokuror, Drejtues Seksioni (I komanduar), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Shtator 2007- Qershor 2013- Prokuror, Drejtues në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Qershor 2002- Shtator 2007- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Mars 2001- Maj 2002- Drejtor në Njësisë Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave.
Shtator 1997 - Shtator 2000- Zëvëndëskryetar i Parë i KLSH-së.
Shkurt 1995 - Shtator 1997- Prokuror në Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Mars 1993 - Janar 1995- Hetues në Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Prill 1992 - Shkurt 1993- Jurist pranë Degës së Policisë Financiare Shkodër.
Dhjetor 1987 - Mars 1992- Hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër.
2004 — 2012 dhe 2016- Anëtar i delegacionit shqiptar në Komitetin Moneyval të Këshillit të Europës, Strasbourg.
2008- Përfaqësues i institucionit të prokurorisë shqiptare në rrjetin AFC0S.
2011 - 2013- Drejtues Projekti Binjakëzimi, me objekt "Mbështetja e strukturave kundër pastrimit të parave dhe hetimit të krimit financiar në Shqipëri".
2009 - 2012 - Përfaqësues i institucionit të prokurorisë në Komitetin Drejtues të Projektit PACA.
2009 - 2011- Përfaqësues i prokurorisë në Grupin Ndërinstitucional të Punës për mbikqyrjen dhe sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të zbatimit të projekteve të fazës së dytë të Marrëveshjes së Pragut të Programit të Sfidës së Llogarisë së Mijëvjeçarit (MCC) në Shqipëri.
2008 - 2010- Përfaqësues i institucionit të prokurorisë në Komitetin Drejtues të Projektit PROSECO.
2004- 2013- Përfaqësues i institucionit të prokurorisë në Komitetin Drejtues të Konsorciumit Ndërkombëtar.
2009-2013- Pedagog i jashtëm në "Universitetin Amerikan" Tiranë, lënda"Procedura Penale".
2010-2012- Pedagog i jashtëm në Universitetin "Kristal" Tiranë, lëndët "Procedura Penale" dhe "Penale e Posaçme".

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
1989 - 1992- Diplomuar Jurist në Unversitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
1983 - 1987- Diplomuar Ekonomist për Ekonomi Politike, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë
Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.
------------------------------------------------------------------------
2016- Çertifikuar "Trajner në fushën e Antikorrupsionit dhe Mirëqeverisjes", nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Shkolla Italiane e Administratës Publike.
- Çertifikuar trajner në hartimin e Curriculum për trajnime në zbatim të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, (nenet 5 dhe 6) nga Misioni OPDAT Kroaci dhe Ministria e Drejtësisë Kroate. Disa trajnime të zhvilluara në Dubrovnik gjatë viteve 2015 dhe 2016.
2015- Trajnim me temë "Korrupsioni, evidentimi dhe parandalimi", organizuar në Paris, nga Shkolla e Magjistraturës Francë.
2013- Trajnim me temë "Lufta kundër pastrimit të parave, mjetet e hetimit dhe bashkëpunim midis institucioneve të ndryshme", organizuar në Vlorë nga Komisioni Evropian dhe Shkolla e Magjistraturës.
2011- Trajnim me temë "Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin gjyqësor", organizuar në Tiranë nga Komisioni Evropian
2011- Çertifikuar trajner në fushën "Pastrimi i produkteve të veprës penale, korrupsioni dhe teknikat e hetimit të aseteve të krimit", nga Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe Instituti për Qeverisje Basel (Internacional Centre for Asset Recovery). (organizuar në Tiranë dhe Strasbourg).
2010- Trajnim me temë "Krimi kompjuterik", organizuar në Tiranë nga Zyra Tej—Oqeanike e Zhvillimit, Ndihmës dhe Trajnimit të Prokurorisë në Departamentin e Drejtësisë së SHBA dhe Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë.
2010- Trajnim me temë "Teknikat e hetimit të krimit financiar", organizuar në Tiranë nga Departamenti i Thesarit të SHBA.
2005- Trajnim i trajnerëve, organizuar në Tiranë nga Shkolla e Magjistraturës, Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian Tiranë.
2001- Trajnim për "Antikorrupsioni dhe OJC)", në Bullgari, organizuar nga USAID Albania.
1998- Trajnim për "Kontrollin Financiar" në Gjykatën e Llogarive Lisbonë, Portugali.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim nr.88 datë 17.12.2018 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Roland Ilia-Kryesues, Firdes Shuli- Relatore, Etleda Çiftja-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit,Z. Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.88, datë 17.12.2018 i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z.Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
CV
Shkarko CV Arben Kraja
Dokumenta te tjera
  1. Urdhër 14/1 datë 23.01.2018 i Prokurorisë së Përgjithshme mbi përcaktimin e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme.
  2. Vendim nr.88, datë 17.12.2018 i KPK-së (anëtarët e trupit gjykues: Roland Ilia-Kryesues, Firdes Shuli- Relatore, Etleda Çiftja-Anëtare) për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z.Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithëshme.
  3. Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr.88 datë 17.12.2018 i KPK-së për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z.Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
  4. Lista e aplikimeve për SPAK, publikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
  5. Betimi në Presidencë i 8 prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
  6. Deklarata për median e Gent Ibrahimit datë 27.12.2019 mbi reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj.
  7. Këshilli i Lartë i Prokurorisë prezanton zyrtarisht kreun e Prokurorisë së Posaçme, postuar ne datë 20.12.2019 në faqen zyrtare të KLP.
  8. Vendim nr.281 i KLP-së datë 19.12.2019 "Për emërimin e z.Arben Kraja si Drejtues i SPAK".
  9. Vendim nr.137 i KLP-së datë 16.07.2019 "Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar".
  10. Skeda e Pasurisë e z. Arben Kraja, publikuar nga Reporter.al.
  11. Vendim i KLP-së nr. 201, datë 18.06.2021 "Për një ndryshim në vendimin nr. 137, datë 16.07.2019 "Për miratimin e listës për rënditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar".
  12. Prezantimi i kandidatit për SPAK Arben Kraja
  13. Lista e prokurorëve që plotësojnë kushtet për të qënë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. - Derguar Presidentit nga KLP , datë 15.11.2019.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,