Rezultatet e Kërkimit

Njoftim Publik i Avokatit të Popullit datë 21.09.2023

Mbi përzgjedhjen e pesë organizatave të Shoqërisë Civile të cilat do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson Shoqërinë Civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në përputhje me procedurat e parashikuara nga nenet 56 dhe 154 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, pas përfundimit të procesit të votimit pesë organizatat që morën më shumë vota ishin si më poshtë:
✓ Qendra “Qëndresa Qytetare”
✓ Shoqata “Drejtësia Sociale”
✓ Klinika Ligjore “Wisdom”
✓ Fondacioni “Kontribut për Edukim”
✓ Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm

Organizatat e mësipërme të përzgjedhura si anëtarë të komisionit të shoqërisë civile zgjodhën si kryetar të këtij komisioni z. Gentian Serjani, përfaësues i shoqatës “Drejtësia Sociale”.

(Avokati i Popullit; përzgjedhje; kritere; Komision Ad hoc; shoqëria civile; organizata të shoqërisë civile; anëtar KLP; anëtar KLGJ; Këshilli i lartë gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; Reforma në Drejtësi; institucionet e reja të drejtësisë).