Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.07.2018
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Admir Thanza, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 17.07.2018 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.